 |
|
 |
 |
Thursday, October 27, 2005 |
 |
Edhe 6 dite drita, TEC-i e vetmja alternative |
 |
 |
 |
Perfundimisht populli shqiptar konsiderohet nga pushtetaret e vet si bageti qe vetem ha e nuk merr ere nga asnje gje tjeter se cfare behet ne kete bote. E veshtire ta mendosh e jo me ta thuash po per mendimin tim kjo eshte e verteta, se ndryshe nuk ka si shpjegohet dalja dje e Ministrit RULI me deklaratene tij "BOMBE" kemi rezerva energjetike edhe per 6 dite dhe e vetmja menyre per te dale nga kriza eshte TEC-i(et) e Vlores (qe do jente gati te pakten pas 2 vjetesh). E po kjo nuk duket aspak serioze po vjen era allishverish qe nuk ka si ti kete shpetuar hundes se mprehte te RULIT (ketij DINOZAURI te vjeter te korrupsionit). Ai nuk e kupton dot Shqiperine Baritore me dele, barinj dhe livadhe po do nje Shqiperi te industrializuar, pra brockulla BLA BLA BLA per te perligjur aferat. Nuk e kuptoj pse ne duhet te besojme me pallavra te tilla ku thuhet se gjithe Balkkani ka krize energjetike dhe te vetmit qe vuajne per drita jemi ne. Po ata si ja bejne?? Padyshim e blejne energjine se edhe ai mall eshte. Po ne pse mos ta blejme?? Aaaa!!!! Apo duam te vjedhim me tendera blerje energjie, dhe nuk ndertojme ate linjen e famshme 400mije kilovolt me MalineZi dhe te kemi mundesi te blejme energji nga Evropa Qendrore dhe Perendimore si gjithe Ballkani. Jo ne duhet te ndertojm TEC-in dhe pastaj rafinerine dhe te shkaterrojme nje industri tjeter ate te Turizmit!! Pse ? Se nuk i fusim dot vete duart ne Vlore (Prona ndertime biznese dmth si ne Durres). Se vlonjatet jane kocke e forte!! Se keshtu duan Padronet pertej Adriatikut. Une personalisht kerkesen e Berluskonit per Berishen : Me gjej ndoje vajze te mire dhe une vij menjehere nuk e kuptova ashtu sic e tha tekstualisht ai, po e kuptova "me Jep Vlore dhe une vij". Pra ne populli baritor jemi te shitur me gjithe "breke" nga ata paloca me fytyra te vrara si pijanec i regjur. Ca te shkruaj me. Indinjata eshte e thelle, me ne po luajn aq paturpesisht sa te vjen ndot. Ndiqet gjithmone e njejta taktike te bejne jeten zeher dhe pastaj te ofrojne nje zgjidhje ne favor te tyre, ne menyre qe ty te te duket si Parajse pas gjithe asaj qe ke hequr. Marrim shembull Edi Ramen (Mesia apo Martin Luter Kingu shqiptar qe tha "Une kam nje enderr") I ka shqepur gjithe rruget e Tiranes po u nxin jeten banorve, shoferave, kembesoreve ne pluhur, balte, rremuje pisllek tallet me ta le 2-3 punetore me lopate ne mes te rruges e le ashtu nja 6 at 12 muaj qe kur te mbaroje rruga qytetarit qe i jane bere nervat kacurrel ti duket si enderr qe me ne fund po ecen ne nje rruge te shtruar. Po ashtu edhe me dritat na nxijen jeten ne driten e qiriut qe pastaj ne te jemi te gatshem jo me per TEC po edhe per tu djegur vete ne to qe te kemi pak drita. Keshtu o miqte e mi, Ky eshte fillimi i shekullit te XXI per ne shqiptaret e shkrete, apo per baritoret (ca rendesie ka barinje apo dele). sa ka Naimi qe ka vdekur dhe ne prape kengen e qiririt!!!
FJALËT E QIRIRIT Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën(erresiren) s'e duronj dot. ............... ........... ........
Postuar nga
Hajdar Mozi @
9:11 AM
0 komente
|
 |
 |
 |
|
 |