TEC-i apo Parku Energjetik ne Vlore, kjo ishte tema e diskutimit sot ne kafen e mengjesit. TE prishim nje shtepi per te ndertuar nje kasolle, basenin me te bukur detar ta kthejme ne pellg industrial. Megjithe sofistikimin e premtuar tekniko shkencor gjasat jane qe te shkaterrohet ekosistemi dhe mundesi e vetme e zones per zhvillim dhe kjo pse per interesa te errete te sdihet se ciles pale. Era e kesaj pune eshte tejet rende dhe tymi i duket lart ne qiell dhe megjithe protestat e grupeve te caktuara ambientaliste projekti vazhdon i qete deri ne kristalizim.Ne heshtim, nuk na ben pershtypje, shpresojme per te ardhura me shume e gjepura te tilla. Po te bjme nje llogaritje te thjeshte: Ne Vlore jane ndertuar rreth 150 pallate te reja banimi ne te cilat kane blere apartamente ne 80% emigrante qe jetojne e punojne jashte vendit, dhe aspirojne qe nje dite te bukur te kthehen ne qytein e tyre te dashur qe ateher do i ngjaje ndosht me filmat fantastikoshkencore qe e tregojne boten ne vitin 2500 pas nje katastrife ekologjike dhe djersa e tyre bashke me interesa .....
150 pallate mesatarisht 8 kate secili me 5 apartamente/kat me cmim mesatarisht 50.000Euro = 300.000.000Euro Per ata qe u duket shume e madhe megjithese nuk eshte aspak le ta marrim me rezerva kete shifer dhe te themi se eshte 70% i saj pra 200.000.000Euro prape eshte nje investim me vete mos te flasim ketu per ndertimet me karakter turistik qe kane edhe ato koston e tyre, pastaj permendim Planin e ri te miratuar nga KKRT dhe lejet qe jane dhene per ndertimin e pallateve te reja (mbi 50 me nje cmim shume te larte se mesataja qe perdorem per llogaritjet e mesiperme) ne zonen Skele - Uji Ftohte, shifrat e ndertimit te TEC-it dhe te ardhurat nga ai fillojne te behen qesharake perballe iniciatives se lire. Ne planet e "FIZIBILITETIT" nuk llogariten fare keto shifra thuhet qe Shqiperia do fitoj ne vit rreth 50millione USD nga Parku energjetik qe do shperndahen ne gjithe shqiperine dhe ne Vlore nga keto fonde do vijne maksimimumi 10% dhe do shkaterrohet nje industri e tere. te dale nje njeri e te thote qe do shkoje me deshire te bej pushime ne nje qytet qe ka nje tec e nje rafineri bashke me nje impiant ngarkim-shkarkimi te naftes ne mes te nje gjiri relativisht te vogel??? me mire shkoja ne Turqi, MalteZi apo Kroaci sesa te rrezikoja ndonje semundje lekure. Si rrjedhoje gjithe ato investime shumezohen me ZERO dhe rezultati dihet. Prape kembengulet qe te luhet me Vloren dhe fatin e Popullit te saj, gabimi qe nuk ndreqim kurre, veme ne prove durimin dhe valen goditese te nje qyteti qe ka dhene prova te fuqise se tij destruktive. Nuk e di kur do behemi ndonjehere qytetare qe te veme fatet e niperve tane para perfitimit meskin te momentit, kur do na takohet ai celesi qe eshte pergjegjes per instiktin me natyror te njeriut qe eshte vazhdimesia e llojit, ne po mbysim veten me duart tone po i marrim frymen. Bota harxhon miliara Dollare duke u perpjekur te gjeje nje mundesi te ekzistences se jetes ne Mars a ne Hene a ku di une se ku ne nje kohe qe ne po shkaterrojme ate qe natyra na e ka dhene falas dhe eshte me e pershtatshmja per ne njerezit TOKEN. NUK E DI!!!!!!