 |
 |
Info |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Emri: Hajdar Mozi

|
 |
 |
 |
 |
Postime |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
Links |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
 |
|
 |
 |
Monday, October 24, 2005 |
 |
Nje tjeter "Albanian BLOG"??? |
 |
 |
 |
Pse Nje tjeter "Albanian BLOG"??? Se na pelqen te flasim shume, te diskutojme dhe kaq. Jane disa "gjera" (gjera se jane te papercatuara , jane sende, probleme, ide) qe ne shoqerine tone shqiptare ose jane tabu, pranohen heshturazi por nuk thuhen, ose jane bajate, jane thene e sterthene sa duket e pavlere ti perseritesh. Po ja qe edhe duhen thene se jane keto "gjera" qe u nxijne jeten njerezve dhe i bejne te lene Shqiperine dhe jane prap keto "gjera" qe i bejne te mos i zere gjumi rehat atje ku jane ne dhe te huaj dhe duan te kthehen prap, ne djall shkofshin gjerat e para qe i bene te merrnin dhene. Prandaj e titullova Blogun tim SHEKULLIXXI si nje cep i fshehte per te rrefyer ato qe na rendojne ne shpirt dhe ne ndergjegje (rrefimi, kjo eshte e vetmja praktike katolike qe u kam zili besimtareve) qe "Ne at birt e shekullit te ri" te tjeret i kane dhe ne nuk i gezojme dot.
Të birtë e shekullit të ri
Na te birt e shekullit te ri qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij, e cuem grushtin per me luftue nder lufta te reja dhe me fitue... Na te birt e shekullit te ri, filizat e nje toke se rimun me lot ku djerse e ballit u dikonte kot - se dheu i yne qe kafshate e huaj dhe ne marrezi duhej shume shtrejte t'u paguej Na te birt e shekullit te ri vllazen te lindun e te rritun ne zi, kur tinglloi cast'i yne i mbrame edhe fatlume ditem me thane: s'duem me humbe ne loje te pergjakte te historis njerezore, jo! jo, s'i duem humbjet prore duem ngadhnjim! Ngadhnjim ndergjegje dhe mendimi te lire! S'duem per hir te kalbsinave te vjetra qe kerkojne "shejtnim" te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit qe te vajtojme prap, kanget e trishtimit, - kangen monotone, pa shpirt, te skllavnis - te jem' nji thumb i ngulun nder trute e njerezis. Na te birt e shekullit te ri me hovin tone, e te ndezun peshe, nder lufta te reja kemi m'u ndeshe dhe per fitore kem me ra fli.
Postuar nga
Hajdar Mozi @
1:40 PM
0 komente
|
 |
 |
 |
|
 |